Brad Pitt dhe Jennifer Aniston do të punojnë bashkë për herë të parë në thuajse 20 vjet. Ish-çifti do të risjellin për publikun komedinë hit të vitit 1982, “Fast Times”.
Hera e fundit që dyshja ka dalë bashkë në ekran ishte në një seri të “Friends” në vitin 2001, një vit pasi ishin martuar por që prej asaj kohe, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të luajë në krah të njëri tjetrit.
Çifti u martua në Malibu në korrik të vitit 2000 dhe u ndanë zyrtarisht në vitin 2005 me Brad që do të martohej vetëm pak muaj pas divorcit me Angelina Jolie.
Por, pavarësisht ndarjes, ish çifti ruajti miqësinë ndër vite, ndërsa pak kohë më parë, Brad u shfaq papritur në festën e 50 vjetorit të Jennifer./Opinion.al