Punonjësit e policisë kanë hasur rezistencë sot nga një 50-vjeçar i cili ka kundërshtuar me dhunë ekzekutimin e një vendimi gjyqsor.
Punonjësit e zyrës së Përmbarimit kishin shkuar për të zbatuar vendimin për dhënien e kujdestarisë së fëmijës ish-bashkëshortes së 50-vjeçarit. Por ai e ka kundërshtuar këtë vendim duke ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe duke kundërshtuar punonjësit e policisë në krye të detyrës.
Si rezultat specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “./ Opinion.al