Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ndihmuar me 500 mijë lekë të reja familjen e vogëlushit që u aksidentua dhe humbi jetën në Kakavijë.
Përmes një publikimi në rrjetin Facebook, Paloka i adresohet Ramës ndërsa e cilëson cinik e të pashpirt.
“Një kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mijë lekë për jetën e një fëmije. Cinik e i pashpirt deri në fund! Nese thjesht do kishte kerkuar ndjesë për humbjen e jetes se vogelushit dje në Kakavije, do ishte shume më e ndershme e njerëzore, por kjo nuk mund të ndodhë me një qenie si Rama. Të kërkosh ndjesë do të thotë të mbash përgjegjesi e në 20 vjet që Rama qendron në pushtet, në një rrugetim të mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurrë nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi, kurrë nuk e kemi dëgjuar të pakten të kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij. Edhe dje, për humbjen e jetës së vogelushit, akuzoi vetë vogëlushin dhe prindërit e tij…!
Sot, e çoi cinizmin dhe pashpirtësine edhe më larg: “500 mije leke për jetën e fëmijës”. Kaq kushton per Ramen, sepse ai është mësuar që jetët dhe shpirtrat e shqiptarëve t’i bleje si në pazar, madje edhe më lire!”, shkruan Paloka.
Më tej ai akuzon qeverinë se nuk ka kryer asnjë detyrim ndaj qytetarëve të saj në rastin e Kakavijës, minimumi informimin e tyre.
“Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej t’i kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e bëri. E ndërkohë që drama e mijëra shqiptarëve u kthye në tragjedi, Rama shullehehej në diell. Një qeveri që në vend që të kryejë detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet në agjenci funerale…Kjo nuk mund te vazhdojë me!”, përfundon nënkryetari i PD./Opinion.al