Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar komplete të tjera testimesh për Institutin e Shëndetit Publik.
Në një postim në Twitter, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim shkruan se deri tani SHBA i ka dhuruar 32,160 kite testimi Shqipërisë.
Ndihma e radhës ka ardhur në kuadër të projektit USAID. Në njoftimin e ambasadës bëhet me dije gjithashtu se stafit të ISHP-së i është dhuruar edhe një makinë e automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në dhe mundëson përpunimin e më shumë testeve në një kohë më të shkurtër./ Opinion.al
??️ delivered more #COVID19 test kits to the Institute of Public Health & Mother Teresa Hospital this week, for total of 32,160 tests donated so far + automated extractor machine to enable more tests more rapidly. Allies always help each other in times of need! pic.twitter.com/rtJsDzle63
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 16, 2020