Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Radhët në kufirin grek, Ministria e Jashtme:Bisedime për të zgjatur oraret

2020/08/14 at 4:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Radhët në kufirin grek, Ministria e Jashtme:Bisedime për të zgjatur oraret

Radhë të gjata kanë shoqëruar dy ditët e fundit udhëtimet drejt Greqisë nga pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo, pas vendimit të shtetit grek për të aplikuar një sërë masash. Detyrim në  kryerjen e testit, limitim të numrit të qytetarëve që do të hyjnë në Greqi dhe për të vendosur sistemin e karantinës për ata që hyjnë në territorin grek pas datës 17 gusht.

Në një reagim lidhur me këtë situatë, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se është në bisedime me palën greke për të zgjatur orarin e pikave kufitare, që sipas vendimit të autoriteteve greke janë në punë vetëm në oraret 07:00- 23:00.

“Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe certifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi, duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Në njoftimin e saj Ministria bën të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke.

“Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare. Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë”, njofton ky institucion.

Kujtojmë që pala greke i ka bërë transparente prej disa ditësh masat e reja që do të aplikoheshin në kufirin me Shqipërinë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën
Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

18 Gusht, 2025 7:52 pm
Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit
Bota

Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit

18 Gusht, 2025 7:43 pm
Zelensky mbërrin  në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump
Bota

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump

18 Gusht, 2025 7:24 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Qëllimi kryesor është paqja e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

18 Gusht, 2025 7:12 pm
Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025 6:59 pm
Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trumpin
Bota

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trumpin

18 Gusht, 2025 6:38 pm
Aksidenti me tre viktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve
Rajoni

Aksidenti me tre viktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve

18 Gusht, 2025 6:13 pm
Takimi me Trump, Shtëpia e Bardhë kërkesë Ukrainës për veshjen e Zelenskyt
Bota

Takimi me Trump, Shtëpia e Bardhë kërkesë Ukrainës për veshjen e Zelenskyt

18 Gusht, 2025 6:05 pm
Para
OBSH: Rastet në Shqipëri e kanë kaluar mesataren e BE

OBSH: Rastet në Shqipëri e kanë kaluar mesataren e BE

Ndihmonte shtetasit  sirianë të kalonin kufirin, pranga 21-vjeçarit

Kosova hap kufirin për Shqipërinë

Kaosi në Kakavijë, Greqia po diskuton të heqë tamponin

Radhët në kufirin me Greqinë, Cakaj telefonatë me ministrin grek

TE FUNDIT

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
18 Gusht, 2025

14 turistë nga Franca dhe Gjermania mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme. Pas...

Lexo më shumë

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
18 Gusht, 2025

Përmes një shpërthimi britmash nga media e mbledhura në Zyrën Ovale, një gazetar e pyeti Volodymyr Zelenskyy nëse është i...

Lexo më shumë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën
18 Gusht, 2025

Në takimin që po zhvillon Donald Trump me presidentin Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se pavarësisht se...

Lexo më shumë

Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit

Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit
18 Gusht, 2025

Ka nisur takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com