Vijojnë temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Meteorologët parashikojnë një shtim të vranësirës në pjesën lindore gjatë orëve të pasdites, ndërsa temperaturat mbeten të pandryshueshme, në vlerat minimale 16°C dhe maksimale 37°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.