Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘U shmang katastrofa ajrore’/Gjenerali:Pse hesht ministria, SPAK të hetojë

2020/08/11 at 2:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
‘U shmang katastrofa ajrore’/Gjenerali:Pse hesht ministria, SPAK të hetojë

Një helikopter i Forcave Ajrore të Shqipërisë bëri ulje të detyruar në rajonin e Peskarës në Itali. Mediat vendase raportuan lajmin duke cituar autoritetet se “shkathtësia e pilotëve shmangu një katastrofë ajrore”.


Ministria e Mbrojtjes në  Shqipëri ende nuk ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen. Sipas ish-zëvëndës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore, gjeneral Piro Ahmetaj, i cili aktualisht është Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, pas këtij incidenti qëndrojnë tendera korruptivë të cilët kanë lidhje me mirëmbajtjen e helikopterëve.

Për këtë arsye ai i kërkon SPAK të hetojë dhe i ka drejtuar 12 pyetje ministrisë.

“Pyetja kritike mbetet nëse merret në konsideratë “pesha e rrezikut” për jetën e pilotëve ?!”, shkruan gjenerali.

Ai pyet se pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë gjermane “Airbus”, e cila prodhon këtë tip helikopteri dhe pse kontrata është lidhur me “Artelis SAS”. “Kush është cilësia, si dhe sa është në total (përfshirë dhe transportin) diferenca e kostos me kompaninë Airbus ?!”, shkruan gjenerali.

Ndër 12 pyetjet që gjenerali Piro Ahmetaj ka ngritur, për të ndihmuar nëse nisin hetimet, është edhe ajo që tregon se prej dy vitesh, funksioni i Komandantit të Forcave Ajrore (si dhe FD) ushtrohet nga Zëvëndësi, gjë që sipas tij është shkelje e Kushtetutës.

POSTIMI I PLOTE

Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Lajmi i shoqëruar me foto nuk linte asnjë dyshim për keqinterpretim nga profesionistët, apo qoftë edhe për zyrtarët që vjedhin edhe duke rrezikuar seriozisht jetën e pilotëve, kapacitetet kritike të FA dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro).

Mbas këtij lajmi, një ekspert i përgjegjshëm i forcave ajrore më ka informuar në mirëbesim se një kontratë korruptive dhe kriminale njëherësh fshihet pas këtij rasti !!

Për të ndihmuar organet e drejtësisë (SPAK), dhe nisur menjëherë hetimet, kam ndërtuar 12 pyetje publike dhe fare të thjeshta ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes (MM):

Pse MM dhe Autoritetet Ushtarake përgjegjëse vijojnë të mos kenë asnjë deklaratë zyrtare për këtë prag-tragjedi me jetën e pilotëve dhe helikopterin?!

Pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë e mirënjohur gjermane “Airbus” (kompania prodhuese e këtyre helikopterëve), dhe cilat janë arsyet që kjo kompani është larguar nga Rinasi (RSH), pas rreth 8 vitesh shërbimesh b?!

Kush është kontrata zyrtare e lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”, e cila është më së shumti për transportin ajror në ndërtimin e linjave elektrike dhe teleferikëve, etj ?!

Kush është kostoja e shërbimeve të helikopterëve nga “Artelis SAS”, kush është cilësia, si dhe sa është në total (përfshirë dhe transportin) diferenca e kostos me kompaninë Airbus ?!

Kush janë arsyet ekonomike që helikopterët transportohen me trajler nga Shqipëria në Francë, dhe sa është kosto shtesë ?!, pasi ky është një rast unikal në botë, jo vetëm për koston e transportit që i mbivendoset asaj të mirëmbajtjes, por për prestigjin e një shteti !!

Kush do të përgjigjet për dëmin ekonomik (përshi transportin ?), kompania “Artelis SAS” apo shteti shqiptar?! Akltualisht helikopteri COUGAR ka një kosto dëmi tepër të lartë për t’u transportuar dhe riparuar përsëri.

A e ka ky helikopter uljen e dytë të detyruar (edhe para tre javësh?), dhe a është rikthyer te kompania Franceze “Artelis SAS” (?), Si, sa dhe kush e ka përballuar koston shtesë ?!

Sipas ekspertëve italiane “shkathtësia e pilotëve shmangu një katastrof ajrore”, dhe pyetja kritike mbetet nëse merret në konsideratë “pasha e rrezikut” për jetën e pilotëve ?!

A janë pilotët të certifikuar, me eksperiencë fluturimi në lartësi të ulëta dhe mbi ujë (?); ka shkelje të rregullave të fluturimit, të shërbimeve të mirëmbajtjes, karburantit, etj ?!

A vazhdon të jetë në “arat e Pescarës”, Itali, helikopteri, kush janë procedurat standarte dhe praktika e plotë e kontratave të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura ?!

A janë pezulluar gjatë vitit 2018 nga puna për 8 muaj, 6 specialistë përgjegjës per shërbimet e mirëmbajtjes së helikopterëve në bashkepunim me kompaninë Airbus ?!

Pse MM prej 2 vitesh, shkelë me dy këmbët Kushtetutën (pika 1, neni 168 dhe pika 3, neni 169) dhe funksioni i Komandantit të Forcave Ajrore (si dhe FD) ushtrohet nga Zëvëndësi ?!

Në shtesë, sjellim në kujtesë rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës, para 4 vitesh, ku humbën jetën dy pilotë, të cilët MM dhe Qeveria i dekoroi “nxitimthi” dëshmorë të Atdheut.

Po a mjafton vetëm dekorimi si përgjegjësi shtetërore (?), për të mjekuar dhimbjen, mësuar nga gabimet dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, në mënyrë që rastet fatale të mos përsëriten ?!

Drejtësia ende nuk ka folur, nëse ka patur hetim rreth këtij aksidentit fatal, kush janë përgjegjësit për dy jetët e humbura si dhe shkatërrimin e pasurisë kombëtare (Helikopterin EC-145) ?!

Në përmbledhje të sa më sipër, shpresoj që SPAK do ta hetojë me përparësi këtë rast si dhe do ti çojë përpara ligjit zyrtarët e papërgjegjshëm, që të verbuar nga babëzia për të vjedhur çka mbetur, kanë rrezikuar seriozisht jetën e pilotëve, kanë shkatërruar kapacitete kritike të Forcave të Armatosura ose pasuris kombëtare si dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e RSH në NATO.

Shënim: Pamvarësisht rreshtimit politik, me duhet të konfirmoj me përgjegjësi se përmbajtja, përfshi 12 pyetjet e këtij opinioni, janë tërësisht këndveshtrime profesionale, për shkak të funsioneve të larta që kam ushtruar brenda dhe jashtë vendit.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Ish-Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Para
“Hetim jo i plotë”/Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e dy gjyqtareve

"Hetim jo i plotë"/Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e dy gjyqtareve

COVID-19 në Kosovë, 6 viktima dhe 213 raste të reja

13 viktima, bilanc i rëndë nga pandemia në Kosovë

Kallëzohen penalisht katër punonjës të Bashkisë Himarë (Emrat)

Kallëzohen penalisht katër punonjës të Bashkisë Himarë (Emrat)
















TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com