Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka deklaruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 190 raste të reja.
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 315. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.
Që prej 13 marsit, kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirusderi më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.
Prej tyre, 5,677 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 4,067./ Opinion.al