Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste televizive në abc neës, bëri të ditur se shifrta e rasteve aktive në vend duhet të jenë 2 apo 3 herë më shumë vlera e 2375 personave aktivë të regjistruar.
“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund t’i konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën”, tha Pipero.
Duke folur edhe për suportin që po u bëhet rasteve më të lehta përmes asistencës nga mjekët e familjes, infeksionisti tha se prej 4-5 muajsh spitali infektiv ka një ngarkesë shumë të madhe.
“E them me sinqeritet se jemi të lodhur. Komunikimi është pothuajse gjatë gjithë ditës si me qytetarët si me pacientët. Dita jonë e punës është totalisht e ngarkuar. U bë pothuajse 4-5 muaj që spitali i sëmundje infektive ka një ngarkesë shumë më të madhe. Më parë kemi pasur shtrime të larta por kanë qenë edhe familjarë që iu vinin në ndihmë të afërmve të tyre, por me këtë sëmundje të gjithë ngarkesën e përballon personeli shëndetësor”, u shpreh Pipero./Opininon.al