Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Universiteti britanik zgjeron testimin e vaksinës Covid tek vullnetarët

2020/08/07 at 6:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi/Rrjetet sociale po vënë në rrezik vaksinën dhe përdorimin e saj

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vullnetarë. Ekipi që drejton projektin thotë se synimi është prodhimi i një vaksine me kosto të ulët që do të jetë e gatshme për të gjithë botën.

Në një qendër sekrete në Londër vullnetarët po përgatiten të marrin dozën e dytë të vaksinës të zhvilluar nga shkencëtarët në universitetin Imperial të Londrës.

Philip-i thotë se dëshironte të merrte pjesë në prova pasi lexoi njoftimin se kërkoheshin vullnetarë. Mbi një muaj më parë ai u bë një nga vullnetarët e parë në fazën e sigurisë së testimit.

“M’u tha se po marr vaksinën e vërtetë. Ka një grup të vogël që marrin vaksinën dhe kontrollohen për ndonjë reaksion apo efekt anësorë. Por deri tani çdo gjë po shkon në rregull,” thotë Philip.

Si shumë të tjerë, Philipi është i izoluar në shtëpi, i pezulluar nga puna. Por ai thotë se fakti që po merr vaksinën nuk i ka ndryshuar gjërat për të.

“Vazhdoj jetën normalisht, duke bërë më të mirën që mundem. Nuk kam ndryshuar mënyrën e veprimeve përveç vënies së maskës, larjes së duarve dhe qëndrimit në distancë.”

Në dallim nga vaksinat që prodhohen nga pjesë, ose versionet e dobësuara të virusit, studimi i universitetit Imperial përdor copëza të kodit gjenetik . Metoda quhet ARN.

Në këto kohë kur gara për një vaksinë COVID-19 po mbizotëron mendjet e njerëzve dhe titujt e lajmeve është e lehtë të harrohet se sa të tensionuar ishin bërë disa njerëz nga vaksinat.

Para pandemisë ka pasur një rritje në të gjithë botën të rasteve të fruthit dhe ekspertë të sëmundjeve infektive paralajmëruan prindërit se po rrezikonin shëndetin e fëmijëve të tyre dhe të tjerët duke parandaluar ata të merrnin vaksinën e fruthit.

Katrina Pollock shpreson që përvoja e të jetuarit me një infeksion si COVID-19 do të hapë mendjen e njerëzve për rëndësinë e vaksinave.

“Ne kemi dëgjuar nga kaq shumë nga pjesëmarrësit tanë, se si COVID-i ka ndikuar në jetën e tyre, shpesh në mënyra shumë të vështira. Mendoj se përvoja personale sigurisht që do të ndryshojë kuptimin e njerëzve për infeksionin dhe gjithashtu mënyrën se si parandalohet. Vaksinat janë një strategji shumë e rëndësishme”, thotë Dr. Katrina Polloc

Projekti nuk mbështetet nga një gjigant farmaceutik. Ekipi i universitetit Imperial pretendon se synimi është të prodhojë një vaksinë me kosto të ulët në dispozicion për të gjithë.

Edhe pse thonë se janë optimistë me rezultatet e tyre të hershme, ekipi e di se teknologjia që ata përdorin nuk ka funksionuar në vaksinat e mëparshme.

Philipi nuk e di nëse ajo do të funksionojë këtë herë.

Në vend që të përqendrohet shumë në atë që mund të ndodhë, ai po fokusohet tek e tashmja./VOA

Ju sugjerojmë

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

18 Nëntor, 2025 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Para
Kaloi Covid-in me simptoma të rënda, Nora Malaj: Gjendesha si në kllapi

Kaloi Covid-in me simptoma të rënda, Nora Malaj: Gjendesha si në kllapi

Pipero: Rastet aktive 2-3 herë më shumë, nuk i identifikojmë dot

Pipero: Rastet aktive 2-3 herë më shumë, nuk i identifikojmë dot

Franca të marrë nën kontroll Libanin, mijëra vetë nënshkruajnë peticionin

Franca të marrë nën kontroll Libanin, mijëra vetë nënshkruajnë peticionin

TE FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
18 Nëntor, 2025

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Clark i mbetet besnik...

Lexo më shumë

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
18 Nëntor, 2025

“Isha në cilësinë e kallëzuesit të PD-së në lidhje me aferën e Eco Park”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë...

Lexo më shumë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
18 Nëntor, 2025

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
18 Nëntor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com