Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë menjë 17 vjeçare.
I arrestuari është identifikuar me inicialet N.B., banues në Durrës. Tashmë mbi të riun rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./ Opinion.al