Vijon të përkeqësohet situata e shkaktuar nga COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona të infektuar me koronavirus.
Numri i vdekjeve në total ka shkuar në 249, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja infektimi.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863. Raste aktive ndërkaq janë 3,687.
Që prej 13 marsit, kur u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus./ Opinion.al