Italia ka regjistruar rënie të rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit.
Autoritetet raportojnë 295 raste një shifër në rënie në krahasim me dje, kur u regjistruan 379 raste.
Ulje ka pësuar edhe numri i viktimave, në vendin fqinj.
Janë shënuar 5 humbje jete, një shifër më e ulët sesa dje (9).
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 255 të shëruar.
Në total, Italia ka regjistruar 247 832 të infektuar me Covid-19, ndërsa viktimat janë 35 146.