Presidenti, Ilir Meta ka falenderuar Italinë për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik, e që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar kur kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha.
Postimi i plotë
Falenderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.
Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!
Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
GRAZIE DI CUORE! ??❤️??