Lamborghini sapo ka prezantuar supermakinën e re, të quajtur Essenza SCV12. Por pronarët nuk do të jenë në gjendje ta ngasin ligjërisht në rrugët publike. Për këtë arsye, nëse blini një të tillë, Lamborghini ju rekomandon ta lejoni kompaninë ta mbajë atë për ju në një garazh të veçantë në selinë e kompanisë në Itali.
Pronarët do të kenë qasje në një kanal të sigurt në internet në mënyrë që ata të mund të shikojnë makinën sa herë që dëshirojnë. Nëse ata duan të drejtojnë makinën, Lamborghini do të organizojë që ajo të transportohet në pothuajse çdo pistë në botë dhe pronari do të jetë në gjendje ta drejtojë atë atje. Lamborghini gjithashtu do të sigurojë një shofer profesional për të siguruar stërvitje se si të merrni sa më shumë shpejtësi dhe kënaqësi nga supermakina me motor V12. Kompania do të organizojë disa ngjarje të veçanta gjatë gjithë vitit për t’i lënë pronarët e Essenza SCV12 të mblidhen së bashku dhe të shijojnë makinat e tyre në grup.
Vetëm 40 automjete të tilla do të prodhohen. Pjesa më e madhe janë porositur por disa mbeten të disponueshme, tha kryeinxhinieri i Lamborghini, Maurizio Reggiani.
Lamborghini nuk dha një çmim për Essenza SCV12 por Reggiani tha se do të ketë çmim në mënyrë të ngjashme me modelet e tjera të prodhimeve të kufizuara të kompanisë, si Lamborghini Centenario dhe Sián, të cilat u shiten për 1.9 milion dollarë dhe 2 milion dollarë, respektivisht.
“Kjo makinë është si një pasaportë speciale në botën më ekskluzive të Lamborghini,” tha Reggiani.
Essenza SCV12 ka motorinn V12 më të fuqishëm që kompania që ka prodhuar ndonjëherë, sipas Lamborghini. Motori 6.3-litër e merr ajrin në mënyrë të natyrshme, që do të thotë se ai nuk ka turbochargers ose një supercharger, pajisje mekanike që detyrojnë ajrin në motor për të rritur fuqinë. Ajo do të prodhojë mbi 818 kuaj fuqi, thotë kompania./ Opinion.al