Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cikli i vrasjeve në Lushnje/Kush është rivali i Aldo Bares që i iku RENEAs

2020/07/28 at 5:38 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cikli i vrasjeve në Lushnje/Kush është rivali i Aldo Bares që i iku RENEAs

Policia njoftoi sot zbardhjen e ngjarjes ku mbetën të vrarë Zaimir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe bëri të ditur se dështoi operacioni për  kapjen e njërit nga autorëve, Laert Haxhiu.


Ky është një emër jo pak i njohur për drejtësinë. Megjithëse është vetëm 28 vjeç, Laert Haxhiu është i përfshirë në vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge etj.

Ai dyshohet se ka vrarë Gerti Lalën kur ishte vetëm 18 vjeç. Më 8 korrik të vitit 2010, Gerti Lala, i njohur me nofkën “Iriqi”, eksponent i rëndësishëm i bandës së Aldo Bares në Lushnje, mbeti i vrarë pas goditjeve me thikë dhe plumbave në kokë.

Për këtë ngjarje, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Ai doli nga burgu në fund të 2014-s, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Në fund, Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge. “Gjykata, në bazë të neneve 379 e vijues të K. Pr. Penale, vendosi: 1- Të deklarojë fajtor të pandehurin Laert Haxhiu, për veprën penale “moskallëzim krimi”, dhe në bazë të N.300/1 të K. Penal e dënon me 26 (njëzetë e gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim, iu ul 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Laert Haxhiu me 17 muaj e 10 ditë burgim. Vuajtja e dënimit të pandehurit Laert Haxhiu i fillon nga dita e arrestimit, datë 10.6.2015″, thuhet në vendimin e dhënë më 19 maj të vitit 2016 nga Gjykata e Durrësit.

Por konflikti kryesor i Lart Haxhiut është ai me Alfred Shkurtin, i njohur ndryshe si Aldo Bare, i cili ndodhet në burg. Në këto rrethana, Lart Haxhiu ka vendosur të godasë Xhulio Shkurtin, nipin e Bares.

Në shtator të vitit 2016, “Nga deklarimet e shtetasit Xhulio Shkurti rezulton se rreth orës 16:00, ai ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen “Çlirimi”, në trotuarin e rrugës përpara furrës së bukës “Zeneli”, të shtetasit Din Zeneli së bashku me shokun e tij, shtetasin Saimo Xheliu. Në atë çast përballë tyre në rrugë ka ndaluar një autoveturë e bardhë tip Smart, me targa italiane e drejtuar nga i pandehuri Laert Haxhiu. Ky i fundit kishte në dorë një pistoletë me të cilën ka qëlluar në drejtim të tyre, derisa i mbaruan fishekët e pistoletës.

Një nga plumbat e pistoletës të të pandehurit ka qëlluar Xhulion në këmbën e majtë, ndërsa një tjetër ka goditur shtetasin Saimo Xheliu në pjesën e barkut. Pasi i kanë mbaruar fishekët e pistoletës i pandehuri i ka thënë Xhulios: “Nuk e ke të gjatë ti!”. Më pas e ka fyer dhe ka vazhduar rrugën me autoveturën e tij drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 Tetori”.

Për këtë ngjarje Laert Haxhiu u dënua me 31 vjet burg, por nuk u arrestua asnjëherë.

Një vit më vonë Haxhiu do të kryente atentatin e dytë ndaj Xhulio Shkurtit por do të dështonte sërish. Në tetorin e vitit 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi të cilët u qëlluan me breshri kallashnikovi teksa ishin duke pirë kafe në një lokal pranë “Urës së Përroit”. Objektivi kryesor i sulmit ishte Xhulio Shkurti, i cili vetëm 10 minuta para ngjarjes ishte larguar nga lokali ku po pinte kafe me miqtë e tij.

Dyshohet se bashkëpunëtori i Haxhiut në këto ngjarje është Orges Bilbili. Ai u kap pak muaj më parë rastësisht nga një patrullë në Tiranë. Bilbili dyshohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Haxhiu dhe Bilbili kanë konflikt të hapur me atë që quhet Banda e Lushnjes. Me urdhër të kreut të saj janë vrarë Luan Bilbili dhe Blerim Haxhiu. I pari xhaxhai i Orges Bilbilit dhe i dyti i afërmi i Lart Haxhiut. Banda e Lushnjes ka kërkuara për të vrarë edhe Shkëlqim Haxhiun, xhaxhain e Laert Haxhiut por nuk ia dolën dhe më pas i dogjën shtëpinë. Në vitin 2005 është vrarë djali i Shkëlqimit pasi ky i fundit rimori lokalin e tij në Lushnje i cili ishte zaptuar nga banda e Aldo Bares. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi, garojnë me listë të përbashkët

Partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi, garojnë me listë të përbashkët

A e falni tradhtinë? Ja si reagon secila shenjë horoskopit

Si flirtoni, sipas shenjës së horoskopit

Sherr në Kuvendin e Kosovës? Deputeti i VV: Më goditën dy deputetët e LDK

Sherr në Kuvendin e Kosovës? Deputeti i VV: Më goditën dy deputetët e LDK
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com