Maqedonia e Veriut ka shënuar 5 viktima dhe 102 raste të reja, në 24 orët e fundit.
Zonat më të prekura janë sërish ato të Shkupit, Shtipit, Kumanovës, Gostivarit dhe Tetovës. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 99 persona nga koronavirusi.
Me bilancin e ditës së fundit nga koronavirusi, që nga nisja e pandemisë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10.315.
Prej tyre afro 6 mijë janë shëruar, 471 kanë vdekur dhe mbi 4 mijë raste janë ende aktive./Opinion.al