Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U njohën në Facebook, Avniu: Më tha që kishte një fëmijë, por kishte pesë

2020/07/26 at 8:33 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U njohën në Facebook, Avniu: Më tha që kishte një fëmijë, por kishte pesë

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli rrëfimin e Avniut. Ai tregoi historinë e tij të dashurisë, e cila nuk shkoi aspak si ai e kishte menduar.

Në Shtator të vitit 2019, një person i çon një ftesë në Facebook.  Ajetja ishte nga Kosova, por jetonte në Amerikë. Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe Avniu tregon se gjatë bisedave me të, ai mori vesh që ajo kishte qenë e martuar, por ishte divorcuar.

Fillimisht Ajetja i kishte thënë që kishte vetëm një fëmijë, por më pas me kalimin e ditëve i kishte treguar se nuk kishte një, por pesë fëmijë nga martesa e saj.

Pavarësisht se nuk ishte treguar e sinqertë, Avniu pranoi të vazhdonte bisedën me të dhe ajo i kishte premtur se do takoheshin kur të vinte në Kosovë.

Avniu: Në Shtator të 2019-ës dikush më ka bërë ftesë në adresën time në Facebook. Një femër, e kam pranuar, kam biseduar. Më ka thënë jam një femër nga Amerika. I thashë ç’ne adresën time, unë nuk të njoh dhe nuk më njeh?

Eni Çobani: Pra ishte dëshira e saj për t’u lidhur me ju?

Avniu: Po! Më tha të kam parë emrin, më ka pëlqyer që shkruaje mirë, shpërndaje shumë gjëra të mira dhe prandaj. Thashë mos është një provokim, se unë kam kaluar disa gjëra. Jo tha të betohem. E pranova.

Eni Çobani: Atëherë filloi miqësia mes jush?

Avniu: Po, ajo jetonte në Amerikë. E kam pyetur çfarë familje ke? Në rradhë të parë më ka thënë jam e martuar, por e divorcuar, kam një djalë.

Eni Çobani: Ajo kishte qenë e martuar apo vazhdonte të ishte e martuar?

Avniu: Jo kishte qenë e martuar!

Eni Çobani: Tani ishte e divorcuar?

Avniu: Po e divorcuar me kohë! E pyeta më tha kam një fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 2 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 3 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 4 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 5 fëmijë. Thashë nuk ka problem, nuk e tregove si gjë, por nuk ka problem.

Eni Çobani: Pra në çdo ditë ajo shtonte fëmijët sipas jush?

Avniu: Po! Kishte 5 fëmijë, marshalla i kishte si drita.

Eni Çobani: Ju sapo u prezantuat me një zonjë që ishte nëna e 5 fëmijëve?

Avniu: Po!

Eni Çobani: Ju ishit i kënaqur për këtë, e pranuat?

Avniu: Po e pranova, më pëlqeu dhe në pamje me thënë të drejtën, por e sinqertë aspak kjo femra. Flisja çdo ditë, unë kot i thosha se ajo nuk kishte ngelur ta ruaja ose ta mbroja unë. Ku je sa i thoja më bllokonte telefonin, më bënte bllok, pas 2-3 ditësh e hapte.

Eni Çobani: Kur filloi njohja juaj?

Avniu: Në Shtator të vitit 2019-ës.

Eni Çobani: Deri në çfarë momenti ju e ndërpretë komplet si komunikim?

Avniu: Në Janar! Pastaj më tha gjallë a vdekur unë do vij në Kosovë .

Eni Çobani: Ishte nga Kosova?

Avniu: Po! Më tha kurdo që të vij në Kosovë do të takoj patjetër. E prita 3 muaj, më tha unë do nisem. U nis ka ardhur në Kosovë, nuk më ka pritur, i kam shkruajtur pafund, i kam thënë ku je? Kushedi sa sms i kam shkruajtur, s’më ka kthyer përgjigje, pastaj në fund më tha nuk kam ardhur./Burimi:tvklan.al

Etiketa: avniuEni CobaniShihemi ne gjyq

Ju sugjerojmë

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

6 Qershor, 2025 10:18 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Para
Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Itali/Mbi tre muaj në terapi intensive, shërohet pasi takon bashkëshorten

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Viktimat nga koronavirusi, Shqipëria e pesta në rajon

Pavarësia pa Ramush Haradinajn, ja si shprehet Kryeministri Mustafa

Isa Mustafa kërkon përkrahje ndaj qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi

TE FUNDIT

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
6 Qershor, 2025

Shiste lëndë narkotike kryesisht në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet nga policia një 46 vjeçar. Policia i sekuestroi 126...

Lexo më shumë

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
6 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, policia ka njoftuar se do të bllokohen...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
6 Qershor, 2025

Besimtarë myslimanë festojnë këtë të premte, 6 qershor, Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam. Në...

Lexo më shumë

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim me Frontex-in, ka zhvilluar kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com