Pasi kreu i qeverisë, Edi Rama shkroi se si e sa do hapen listat nga jo më pak se 75% në 100%, i takon diskutimeve pas 30 korrikut, ka reaguar Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi.
Ai shkruan se Ramës i ra maska, dhe i kërkon të pranojë hapjen 100 % të listave dhe të tërheqë amendamentin e njëanshëm të tmerrit të tij nga koalicioni opozitar.
“ER i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira ✌️”, shkruan Bardhi në rrjete sociale./Opinion.al