Partia Socialiste ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Përmes një e-maili në përgjigje të opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thekson se PS do të jetë në tryezë sot në orën 17:00.
Këshilli Politik ka në rend dite miratimin formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seancë.
PS do të përfaqësohet në tryezë vetëm nga anëtari i përhershëm Damian Gjiknuri pa praninë e kryeministrit Edi Rama./Burimi: abcnews.al