Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, i vetmi vend në Europë që ndalon tamponin te privati

2020/07/21 at 4:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, i vetmi vend në Europë që ndalon tamponin te privati

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk lejon të kryhet testi i tamponit në laboratorë privatë.

Në rrethanat e pandemisë kjo analize është një domosdoshmëri për qytetarët që duan të dinë nëse janë mbartës te Covid apo për ata që duan të udhëtojnë jashtë.

Në Shqipëri një test i tillë mund të kryhet vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, i cili kryen mesatarisht 300 teste në ditë për ata që kanë simptoma ose janë kontakte të personave të infektuar. Për ata që e kërkojnë këtë analizë si dokument udhëtimi, tamponi është i pamundur.

Për ta kryer tamponin, duhet njoftuar fillimisht Urgjenca Kombëtare në numrin 127.

“Sipas orientimit, nga Urgjenca Kombëtare po i drejtohem mjekut të familjes për të kuptuar nëse mund të kryejë tamponin e Covidit, në këte rast me qëllim udhëtimi”.

“Ne adresojmë vetëm rastet që janë potencial për të qenë mbartës të Covid – 19”.

As përmes Urgjencës Kombëtare dhe as përmes mjekut të familjes, tamponi nuk mund të realizohet për dikë që nuk ka simptoma dhe i duhet për të udhetuar, pasi kërkohet si dokument nga shumë vende të Europës apo edhe të rajonit, si Mali i Zi.

Ndryshe ndodh në vendet e rajonit, të cilet e kanë liberalizuar këtë shërbim, si në Maqedonine e Veriut.

“Ky është një laborator privat, ku të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, mund të bëjnë sa herë të duan, sipas dëshirës, testin e tamponit të covid. Mjafton të paguajnë 80 Euro dhe përgjigjia del për disa minuta”.

Në Shqipëri janë disa laboratorë të ngjashëm që mund ta kryejnë tamponin. Dhe përgjigjia mund të merret brenda një kohe të shkurtër.

“Ky laborator mund ta bëjë testin e tamponit për çdo qytetar që ka nevojë të kuptojë nëse është prekur nga covid apo që i duhet si dokument udhëtimi për në vendet që e kerkojnë atë. Por nuk lejohet nga autoritetet. Nese do t’i jepej leja, çdonjeri mund ta merrte pergjigjen për 60 minuta deri 3 orë”.

“Po, ka disa laboratorë në Shqipëri që kanë kapacitetin për ta kryer.  Këtë lloj testimi PCR ne e kryejmë prej disa vitesh. Duke marrë mesataren prej 3 orësh ne mund të kryejmë 900 teste, që besoj e përballojnë fluksin ditor”, shprehet mjeku Vasil Llajo.

Televizioni Klan mëson se edhe Shqipëria do ta lejojë brenda pak ditësh që këtë shërbim ta ofrojnë spitalet dhe laboratorët privatë, por vetëm për qëllime administrative dhe kundrejt pagesës. Për të infektuarit me simptoma, tamponi do të vijojë të kryhet pranë Institutit të Shëndetit Publik, pa pagesë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Para
Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, gjykata vendos për të dyshuarit

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, gjykata vendos për të dyshuarit

COVID -19/ Vaksinat eksperimentale vazhdojnë të japin rezultate pozitive

COVID -19/ Vaksinat eksperimentale vazhdojnë të japin rezultate pozitive

Fier/ Muzikë në lokalin e natës, policia i pezullon për 1 vit aktivitetin

Fier/ Muzikë në lokalin e natës, policia i pezullon për 1 vit aktivitetin

TE FUNDIT

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik, 2025

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
13 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
13 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami dhe përfaqësues...

Lexo më shumë

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
13 Korrik, 2025

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com