Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në tryezë, i pranishëm edhe zyrtari i PD

2020/07/17 at 7:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita konfirmon pjesëmarrjen në tryezë, i pranishëm edhe zyrtari i PD

Opozita e Bashkuar i është përgjigjur kërkesës së Damian Gjiknurit duke konfirmuar prezencën e saj në mbledhjen e Këshillit Politik.

Më herët Gjiknuri kërkoi një mbledhje të Këshillit për të diskutuar propozimet për ndryshimet kushtetuese që janë bërë nga opozita parlamentare dhe që janë mbështetur nga PS.

“I nderuar koleg, Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit. Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty. Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.”

Por kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje pavarësisht një ftese nga ana e kryeministrit Rama. Më herët Rama u shpreh i gatshëm të shkonte vetë në Këshillin Politik e të ulej me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Prania e Ramës u konfirmua edhe në kërkesën e Damian Gjiknurit i cili ftonte kreun e PD dhe të LSI të merrnin pjesë. Megjithatë kjo ftesë është refuzuar pasi në përgjigjen e saj opozita ka deklaruar se në mbledhjen e të hënës ose të martës do të jetë i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi. Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj, Me respekt, Oerd Bylykbashi Petrit Vasili”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Petro Koçin e nxorën kartelet nga parlamenti”/ Berisha:Ku janë Sara dhe Zegjineja..
Aktualitet

“Petro Koçin e nxorën kartelet nga parlamenti”/ Berisha:Ku janë Sara dhe Zegjineja..

26 Qershor, 2025 11:22 am
Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës
Aktualitet

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës

26 Qershor, 2025 11:19 am
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

26 Qershor, 2025 11:08 am
PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
Aktualitet

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

26 Qershor, 2025 11:02 am
Balla ironizon Berishën: Është fyerje kur minuta e heshtjes për Repishtin kërkohet nga një njeri që e akuzonte si spiun të Sigurimit
Aktualitet

Kërkesa e opozitës për Avokatin e Popullit/ Balla: Duhen 84 vota, kjo legjislaturë..

26 Qershor, 2025 10:59 am
Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit/Berisha: Rama s’pranon kandidaturën
Aktualitet

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit/Berisha: Rama s’pranon kandidaturën

26 Qershor, 2025 10:51 am
“Institucionet të japin llogari në Kuvend”/ Bardhi debat me Spiropalin në seancë
Aktualitet

“Institucionet të japin llogari në Kuvend”/ Bardhi debat me Spiropalin në seancë

26 Qershor, 2025 10:39 am
Rama: Dogana Shqiptare, në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit të vendit
Aktualitet

Rama: Dogana Shqiptare, në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit të vendit

26 Qershor, 2025 10:29 am
11 maji/ Sokol Bizhga: Aplikuam metoda proaktive për një proces zgjedhor të qetë
Aktualitet

11 maji/ Sokol Bizhga: Aplikuam metoda proaktive për një proces zgjedhor të qetë

26 Qershor, 2025 10:22 am
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

SPAK jep pretencën për “Metamorfozën”, ja sa vite burg kërkoi për të pandehurit

26 Qershor, 2025 10:20 am
Para
Vdekshmëria nga Covid-19, më e ulëta nga katër pandemitë e shekullit

Koronavirusi në Itali/ Mbeten të qëndrueshme shifrat e të infektuarve

FOTO/Qindra qytetarë me flamuj, Thaçit i bëjnë pritje heroike në Morinë

FOTO/Qindra qytetarë me flamuj, Thaçit i bëjnë pritje heroike në Morinë

Sondazhi: 88% e shqiptarëve mendojnë se nuk jemi të barabartë para ligjit

Sondazhi: 88% e shqiptarëve mendojnë se nuk jemi të barabartë para ligjit

TE FUNDIT

“Petro Koçin e nxorën kartelet nga parlamenti”/ Berisha:Ku janë Sara dhe Zegjineja..

“Petro Koçin e nxorën kartelet nga parlamenti”/ Berisha:Ku janë Sara dhe Zegjineja..
26 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancë plenare ka “thumbuar” deputetin socialist Petro Koçi, duke...

Lexo më shumë

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës
26 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka marrë epitetin e merituar si “Ramaduro” i...

Lexo më shumë

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
26 Qershor, 2025

Janë skualifikuar gjashtë nga 13 kandidatët për garën e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ende nuk dihet...

Lexo më shumë

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
26 Qershor, 2025

Kolegji Zgjedhor Gjyqëzor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që të zhvillohen e një herë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com