Ditën e sotme është arrestuar në Sarandë një nga personat e shpallur në kërkim për shfrytëzimin e vajzës 17-vjeçare nga Fushë-Kruja.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Ameld Merlika, i cili akuzohet edhe për kultivim të bimëve narkotike.
Merlika është pikasur në qytet dhe nuk i ka bërë rezistencë policisë por ka ngritur duart lart. Arrestimi i të riut u bë pas urdhrit të arrestit nga policia e Krujës.
Po ashtu, ai dyshohet se është autori që hodhi tritolin në banesën e 17-vjeçares në Krujë, e cila e denoncoi për shfrytëzim skesual dhe për nxitje të përdorimit të këndëve narkotike.