Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas shkarkimit, Sormani: 5 raste pozitive, për ata ishte gjithçka normale

2020/07/13 at 5:38 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas shkarkimit, Sormani: 5 raste pozitive, për ata ishte gjithçka normale

Partizani njoftoi sot shkarkimin e trajnerit Italian, Sormani, tre ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Vendimi u mor pasi trajneri nuk pranoi të paraqitej në ndeshjen e derbit kundër Tiranës pasi në ekipin e Partizanit ishin konfirmuar disa raste pozitive me Covid19.

Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, tekniku italian shprehet se zgjidhja e kontratës me klubin është bërë në mëyrë konsensuale teksa shton se kushtet për garantimin e sigurisë prej pandemisë kishin dështuar.

“Situata është e thjeshtë: ne kemi bërë një marrëveshje zgjidhjeje, ka pasur një ndarje konsensuale, jo një përjashtim. Arsyet janë thënë: sipas mendimit tim, kushtet për garantimin e sigurisë kishin dështuar. Unë nuk po flas për sigurinë time ose bashkëpunëtorët e mi, është një diskutim më i përgjithshëm që shqetëson të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore, ndeshjet “, tha Sormani.

Tekniku italian tregon se pas zbulimit të dy rasteve pozitive me Covid19 brenda ekipit ai kishte kërkuar testimin e të gjithë klubit. Një ditë para ndeshjes me Tiranën sipas tij nuk kishin ardhur ende përgjigjet e testimeve dhe në këto kushte Sormani kishte kërkuar që të mos zhvillohej seanca stërvitore.

“Të enjten rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por megjithatë klubi kërkoi që të stërvitemi duke parë derbin me Tiranën të nesërmen. U thashë jo sepse ishte një situatë që të mos merrej lehtë, moralisht dhe etikisht nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët ende u stërvitën, tamponët vetëm më vonë thanë që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip (pra 5 gjithsej, përveç motrës së një futbollisti) “.” deklaron ish-trajneri i Partizanit.

“Për mua ishte e qartë se situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vjen në plan të dytë. Kur dolën rezultatet e para unë telefonova një virolog në Itali dhe ai gjithashtu më tha që të ndalem menjëherë. Isha izoluar që nga e mërkura nga një sens detyre, askush nuk më kishte imponuar. Për mua kushtet nuk ishin për stërvitje, e lëre më të shkonim të luanim një lojë, kur nuk ishin marrë as masat e nevojshme si maskat “, shton ai.

Sormani thotë se për të situata nuk ishte normale por ndryshe mendonte klubi dhe federata.

“Për ata ishte gjithçka normale. Edhe federata dha dritën jeshile për ndeshjen pavarësisht gjithçkaje. Për mua nuk ishte ashtu, siç thashë, aspekti sportiv në disa momente vjen pas atij etik, madje edhe duke marrë parasysh edhe të gjithë njerëzit që punojnë në ekip.

Unë i thashë që nuk do ta përgatisja lojën. I thashë që do të zgjedh që të mos dërgoj shumë njerëz në thertore. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Nga atje u ulëm me klubin dhe arritëm në zgjidhje konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm këtë rrugë të ndarjes miqësore. “, deklaroi ai. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Kosova kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit deri në 15 shtator

Kosova kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit deri në 15 shtator

Incidenti në pishinë, humb jetën në spital 4-vjeçari shqiptar në Itali

Incidenti në pishinë, humb jetën në spital 4-vjeçari shqiptar në Itali

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com