Pas më shumë se 3 muajsh pushim, Komisioni Hetimor për Presidentin Ilir Meta zhvilloi mbledhjen këtë të hënë.
Ndërkohë, Komisioni ka pranuar opinionin e Komisionit të Venecias si pjesë e dosjes.
Situata për shkak të pandemisë ka sjellë ndryshime të shumta në lidhje me çështjet që ky komision ka administruar.
Raporti i Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë kreut të shtetit për emërimet në kushtetuese do të jetë mbi tavolinën e deputetëve.
Tashmë Komisioni ka administruar provat për veprimet e presidentit. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja ka deklaruar se komisioni duhet të miratojë raportin përfundimtar të çështjes deri në datën 18 korrik.
Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.
Ulsi Manja: Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij.
Bashkim Fino: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë ne sot dhe raporti të dalë më 18, kur do duhet të diskutojmë sërish pas raportit. / Opinion.al