“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.
Këto ishin fjalët e fundit të një 30-vjecari, i cili ndërroi jetë në spitalin San Antonio në Teksas, pasi kishte marrë pjesë në një festë të quajtur “Covid Party”.
Dr. Jane Appleby, shefja e repartit i tha autoriteteve se i riu kishte rrëfyer se ku ishte infektuar dhe ka treguar se cfarë ndodh në këto festa, që drejtohen nga një i infektuar me koronavirus.
“Ideja është që ata mblidhen për të parë nëse virusi ekziston dhe nëse dikush infektohet”, tha doktoresha.
Ajo shtoi se në spital po sheh gjithnjë e më shumë mosha te reja, disa prej të cilëvë dhe në gjendje të rënduar./Opinion.al