Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid/ Ambasada gjermane u kërkon shtetasve të saj të shmangin Shqipërinë

2020/07/10 at 12:02 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid/ Ambasada gjermane u kërkon shtetasve të saj të shmangin Shqipërinë

Ambasada Gjermane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Shqipëri këtë verë për shkak të situatës me koronavirusin në vendin tonë.

Ambasada shkruan se Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19 dhe thekson se duhet të marrin në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, si dhe faktin se ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

“Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkat të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi, karantine 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinimit në shtëpi ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19.”, shkruan ambasada./Opinion.al

Etiketa: ambasadashmangshqiperi

Ju sugjerojmë

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
Kryesore

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha

1 Shtator, 2025 11:02 am
Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
Bota

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

1 Shtator, 2025 9:51 am
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

1 Shtator, 2025 9:02 am
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

1 Shtator, 2025 8:38 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

1 Shtator, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Shtator, 2025 8:00 am
Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Para
Kina njofton:Ky vend është prekur nga një virus më vdekjeprurës se Covidi

Kina njofton:Ky vend është prekur nga një virus më vdekjeprurës se Covidi

Miratohet në parim nisma e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese

Miratohet në parim nisma e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese

VIDEO/ Emocionohet nga takimi, punonjësit i bie të fiket para Princit

VIDEO/ Emocionohet nga takimi, punonjësit i bie të fiket para Princit

TE FUNDIT

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
1 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. Krahas akuzave ndaj qeverisë,...

Lexo më shumë

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
1 Shtator, 2025

Mbi 600 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi Afganistanin. Mësohet se tërmeti ishte me mahnitudë...

Lexo më shumë

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
1 Shtator, 2025

Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
1 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta moshën 89-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com