Pas ngjarjes së rëndë në Kombinatit, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar policinë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.
52-vjeçarja shprehet se problemi i saj është shëndetësor, ndërsa shton se beson tek ringjallja në një trup të përjetshëm.
Gazetarja: Çfarë grupi ka frekuentuar?
“Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, deklaron ai.
“Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, rrëfen e ëma.
Gazetarja: Po pse?
“Nuk më hahet thotë”, sqaron mamaja.
Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se tre vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.
“Ia ndërpreva unë.”
Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.
“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, deklaron e ëma.
E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.
Gazetarja: Çfarë ndodhi që e le ushqimin?
Vjollca: Jam sëmurë
Gazetarja: Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?
Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor
Gazetarja: A je me dëshmitarët e Jehovait?
Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje
Gazetarja: Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?
Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim
Gazetarja: E arrite?
Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.
Gazetarja: Beson te ringjallja?
Vjollca: Besoj
Gazetarja: Që kthehesh bashkë me trupin sërish?
Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm
Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo.