Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari i CNN: 2 muaj nga infektimi me Covid dhe ende po zbuloj pasoja

2020/07/07 at 4:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari i CNN: 2 muaj nga infektimi me Covid dhe ende po zbuloj pasoja

Kolla m’u rikthye pa paralajmëruar dhe në dukje pa asnjë arsye dhe po kështu edhe lodhja, por një gjë është e vërtetë, nuk ka asgjë më ligështuese, madje edhe më tepër sesa kur isha infektuar vërtet nga virusi, shkruan për përvojën e tij me Covid-19, gazetari i famshëm i CNN-it, Richard Quest, kryeredaktor për çështjet e biznesit në rrjetin e njohur informativ amerikan.

“Unë u infektova në mes të prillit. Simptomat më filluan shumë shpejt. Papritur vura re që ndihesha shumë i lodhur dhe pata kollë. Bëra testin dhe pasi mora një telefonatë nga qendra mjekësore, rezultoi se kisha dalë pozitiv për koronavirus.

Virusi ngjan me një tornado. Kur vjen, të prek gjithë trupin duke shkaktuar kaos, konfuzion dhe duke shkaktuar dëme në secilin organ që prek. Disa nuk do t’i mbijetojnë vizitës së virusit. Unë kam pasur simptoma të buta pasi kurrë nuk kam pasur vështirësi në frymëmarrje, humbje të nuhatjes apo shijes. U treta nga lodhja dhe gjithmonë kisha kollën që më bezdiste, e cila më është rikthyer përsëri.

Kollitja që vjen nga Covid nuk është si një kollë e zakonshme, ajo që mjekët e quajnë me mirësjellje “kollë produktive”. Unë do ta quaja si diçka të veçantë pasi është një kollë e thatë, e butë, e vrazhdë. Në rastin tim, në fillim nisi si një kollë e thatë, më pas e vrazhdë dhe me shtrëngime në gjoks. Unë rezultova negativ për virusin dhe pozitiv për antitrupat dhe doktori më tha që nuk kisha përse të shqetësohesha por unë e di që kjo kollë që kam nuk është kollë e zakonshme.

Jam duke zbuluar edhe probleme të tjera që kam në organizëm: Tani jam bërë shumë i ngathët. Unë kurrë nuk kam qenë një person i shkathët por që të bëhesha kaq përtac e i ngathët është përtej pritshmërive të mia. Nëse dua të marr një gotë në dollap, do ta përplas ose do të më bjerë në dysheme. Përplasem vazhdimisht me orenditë. Është sikur ajo pjesë e trurit tim, që në mënyrë të pavetëdijshme instiktive përshtat duart dhe lëvizjet e trupit ndaj pengesave që shoh, duket sikur nuk funksionon.

Ndonjëherë kam një ndjesi konfuzioni, por të shkurtër. Apo një vonesë sa hap e mbyll sytë për një mendim apo hezitim për ndonjë fjalë. Askush nuk do ta vinte re, por unë po.

Nuk di çfarë t’i quaj, simptoma apo efektet pas Covid-19, por ajo çfarë di të them është se trupi im nuk ndihet mirë. Mjekët përpiqen të më sigurojnë duke më thënë, se çdo gjë do të kalojë por ata nuk më thonë se kur. Java e kaluar ishte e tmerrshme. Nuk më pushonte kolla për ditë rresht, isha i lodhur dhe kisha shumë nevojë të flija. Ndihem i shqetësuar, por ende nuk kam panik. Më duket se kjo javë ishte më ndryshe se java e kaluar dhe mendoj se ndihem pak më mirë.

Për ata që nuk kanë qenë të infektuar me Covid, ose kanë qenë dëshmitarë të problemeve që lë pas, unë ju bëj thirrje, bëni gjithçka që mundeni për të shmangur këtë tornado.

Do të përshkojë të gjithë trupin tuaj, do të dëmtojë çdo organ gjatë rrugës së tij dhe pastaj kur të mendoni se e keni kaluar dhe të falënderoni Zotin, do të kuptoni që pavarësisht se ai është zhdukur nga ju, dëmi që ka shkaktuar ngelet ende në organizmin tuaj. Covid-19 është një tornado me një bisht shumë të gjatë.”, shprehet ai./Opinion.al

Etiketa: CNNgazetaripasoja

Ju sugjerojmë

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

3 Dhjetor, 2025 12:29 pm
BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
Bota

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

3 Dhjetor, 2025 10:30 am
Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
Kryesore

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

3 Dhjetor, 2025 10:27 am
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:57 am
Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit
Kronikë

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit

3 Dhjetor, 2025 9:53 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
Para
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Ndërtimi i landfillit të Vlorës, PD akuzon qeverinë për korrupsion

Shkelja e masave anti-COVID në plazhe,gjobë deri në mbyllje të aktivitetit

Shkelja e masave anti-COVID në plazhe,gjobë deri në mbyllje të aktivitetit

VIDEO/ Autobusi bie në liqen, humbin jetën 21 nxënës

VIDEO/ Autobusi bie në liqen, humbin jetën 21 nxënës

TE FUNDIT

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
3 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti aktivitet për interesa personale, foltoren që pritet të nisë Ervin Salianji ditën...

Lexo më shumë

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
3 Dhjetor, 2025

Këshilli Evropian tha të mërkurën se arriti një marrëveshje me Parlamentin Evropian për heqjen graduale të importeve të gazit rus...

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
3 Dhjetor, 2025

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje...

Lexo më shumë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
3 Dhjetor, 2025

Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com