Maqedonia e Veriut ka shënuar 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Nga dy viktima janë shënuar në Shkup dhe Tetovë, kurse një në Kumanovë.
Ndërkohë janë rritur rastet e reja me koronavirus. 120 janë shënuar nv 24 orëshin e fundit, ndërsa dje sihin 78.
Shkupi vijon të jetë vatra e nxehtë me 63 raste të reja, ndjekur nga Tetova me 14.
Pavarësisht shtimit të rasteve dhe viktimave sidomos në qershor- korrik, Maqedonia e Veriut ka vijuar me rihapjen, duke kërkuar vetëm përdorimin e detyrueshëm të maskës si dhe distancimin social. /Opinion.al