Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 mijë euro për informacione lidhur me njeriun më të kërkuar të momentit

2020/07/07 at 3:37 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
10 mijë euro për informacione lidhur me njeriun më të kërkuar të momentit

Policia e Shtetit ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacion për 49 vjeçarin Talo Çela, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi është i lidhur me një sërë ngjarjesh kriminale ende të pazgjidhura.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09 Prill 2019, në eroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion.

Gjithashtu, ai është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27 Prill 2020, në lagjen 14 në Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia.

Njoftimi i plotë i Policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë të shpallur në kërkim, Policia e Shtetit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe rezultativ bashkëpunimin me qytetarët, kërkon sërish bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të lokalizuar vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar, shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e këtij personi, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
COVID/Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

5 viktima në 24 orë, rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi në Serbi, 13 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Serbi, 13 viktima në 24 orët e fundit

Covid19/ Infektohet Drejtori i Urgjencës, si është gjendja e tij

COVID-19/ Brataj: 61% e të infektuarve me simptoma të lehta

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com