Një shofer autobusi në Bayonne të Francës u godit për vdekje nga disa pasagjerë të cilët refuzuan të vendosin maskën gjatë udhëtimit.
Shoferi nuk i ka lejuar ata që të vijonin udhëtimin pa vendosur maskën dhe pa paguar biletën, por kjo gjë ngjalli reagimin e dhunshëm të pasagjerëve.
Ata e goditën disa herë shoferin duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë, gjë e cila i mori jetën 50-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës, ndërsa lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar pesë persona.
Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Franca ka vendosur si rregull që maskat të jenë të detyrueshme për qytetarët që përdorin transportin publik..
Ndërkohë, pas vrasjes së 50-vjeçarit, shoferët e linjës nuk kanë pranuar të nisin punën mëngjesin e sotëm, ndërsa shprehen se ndien të pasigurt./ Opinion.al