Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Prishtë,në Njësinë Admininistrative Çepan në rrethin e Skraparit pasi kultivonte bimë narkotike.
Mësohet se autoritetet kanë sekuestruar 295 bimë kanabis. I arrestuari është identifikuar me inicialet J.L,39-vjeç, banues në fshatin Prishtë në Skrapar.
Gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit, ai kishte detyrim ligjor që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme./ Opinion.al