Policia ka arrestuar një 33-vjeçar nga Laçi i cili dyshohet se ka kryer 5 grabitje në Peqin dhe Blesh gjatë dy muajve qershor-korrik.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, A.N, banues në fshatin Sanxhak të Laçit dyshohet se më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Trojas dhe Çepë të Belshit, ka vjedhur targat e 3 automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Ai dyshohet gjithashtu se më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.
Ndërsa më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç. /Opinion.al