Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pelosi akuza Trump: Mashtron publikun mbi informacionet e zbulimit

2020/07/03 at 8:21 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pelosi akuza Trump: Mashtron publikun mbi informacionet e zbulimit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi presidentin dhe ndihmësit e tij për një përpjekje për të mashtruar publikun amerikan që të besojë se informacionet e zbulimit lidhur me një komplot të dyshuar rus nëpërmjet të cilit ofroheshin para në këmbim të sulmeve ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të tyre në Afganistan, nuk ishin serioze.


Kritikat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi pasuan një takim të klasifikuar të enjten të zhvilluar në Kongres me praninë e drejtorëve të CIA-s dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare si dhe drejtorit të konfirmuar së fundmi të Zbulimit Kombëtar.

Ndërsa zonja Pelosi nuk pranoi të komentojë rreth informacioneve të zbulimit, ajo tha se përpjekjet e Presidentit Donald Trump dhe stafit të tij për të minimizuar seriozitetin ishin në dëm të forcave amerikane në rajon.

Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, kanë mbrojtur vazhdimisht vendimin për të mos informuar presidentin lidhur me informacionet e zbulimit sipas të cilave zbulimi ruse kishte ofruar shpërblime për militantët e lidhur me talebanët për sulme vdekjeprurëse ndaj trupave amerikane dhe ato të koalicionit në Afganistan.

Të mërkurën zoti O’Brien ia kaloi përgjegjësinë rreth atij vendimi agjentes së CIA-s që informon presidentin Trump, duke u thënë gazetarëve se “ajo e mori vendimin pasi nuk kishte besim tek informacionet e zbulimit që ishin siguruar”.

Në një postim në twitter të mërkurën zoti Trump i hodhi poshtë akuzat si të rreme që synonin të dëmtonin siç tha ai fatin e tij politik, një akuzë që ai e përsëriti edhe gjatë një interviste për “Fox Business News”.

“Asnjëherë nuk dëgjuam rreth këtij informacioni pasi nuk u ngrit kurrë në atë nivel“, tha presidenti.

“Shumë prej tyre që punojnë në shërbimet e zbulimit nuk besojnë as që ka ndodhur“, shtoi ai. “Mendoj se është një mashtrim i bazuar në gazeta dhe tek demokratët“.

Por zonja Pelosi tha se jo vetëm që ishte e qartë për të se presidenti duhej të ishte informuar, por se zyrtarët e zbulimit ishin treguar të pakujdessshëm duke dështuar që ta vinin Kongresin në dijeni rreth çështjes.

“Kishte një nivel pasues, komuniteti i zbulimit duhet ta kishte sjellë informacionit tek ne” tha Pelosi.

Pelosi dhe demokrati Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, i bënë thirrje zotit Trump të mbajë një linjë më të ashpër ndaj Rusisë dhe udhëheqësit të saj Presidentit Vladimir Putin.

“Besoj se presidenti nuk është aspak i ashpër ndaj Vladimir Putin“, u tha zoti Schumer gazetarëve.

Dy përfaqësuesit e lartë të demokratëve ngritën gjithashtu shqetësimin rreth asaj që ata e quajtën qasje e butë e zotit Trump ndaj Rusisë pavarësisht dëshmive për një kërcënim ndaj trupave amerikane, lidhur me kërkesën e tij për heqjen e sanksioneve të propozuara mbi zbulimin dhe agjenci të mbrojtjes ruse si dhe pohimeve e zotit Trump se Moska duhet t’i ribashkohet G-7, grupit të vendeve më të industrializuara të botës.

Përkundër pohimeve nga administrata Trump dhe Pentagoni se informacionet e zbulimit në lidhje me komplotin e dyshuar rus nuk janë verifikuar, zyrtarët thonë se kërcënimi u trajtua me seriozitet.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe CIA thanë se informacionet u ndanë me agjencitë amerikane të zbulimit, ushtrinë dhe aleatët e SHBA-së në Afganistan dhe se u morën masa paraprake.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë gjithashtu se nuk ka asnjë provë se janë dëmtuar trupa amerikanë.

“Ne veprojmë gjithmonë në interesin më të mirë të trupave tona”, u tha sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany gazetarëve të mërkurën.

“Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se ata nuk janë në dijeni rreth ndonjë amerikani që është vrarë në lidhje me informacionet e zbulimit të paverifikuara të cilat po vlerësohet aktualisht“, shtoi ajo.

Zyrtarët e mbrojtjes dhe ata të zbulimit kanë qenë prej kohësh të shqetësuar mbi ndërhyrjen ruse në Afganistan, duke u ankuar në mënyrë të përsëritur se Moska u ka siguruar talebanëve armë dhe trajnime. Një raport i ri i Pentagonit i lëshuar të mërkurën, i cili nuk përmend shpërmblimet e dyshuara të dhëna nga Moska, paralajmëronte se përfshirja e Rusisë po rritet.

“Rusia ka mbështetur politikisht Talebanët për të kultivuar ndikim tek grupi, për të kufizuar praninë ushtarake perëndimore dhe për të inkurajuar operacionet kundër-ISIS-it (Grupit terrorist të Shtetit Islamik), megjithëse Rusia publikisht e ka mohuar përfshirjen e saj“, thuhej në raport.

Të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të minimizojë shqetësimet rreth çështjes.

“Fakti që rusët janë angazhuar në Afganistan në një mënyrë që bie në kundërshtim me qasjen e Shteteve të Bashkuara nuk është asgjë e re“, tha ai.

“Rusët kanë shitur armë të vogla që kanë vënë në rrezik amerikanët prej 10 vitesh. Ne e kemi kundërshtuar këtë. Kur shohim informacion të besueshëm që sugjeron që rusët po rrezikojnë jetën e amerikanëve, ne i përgjigjemi në një mënyrë serioze“, shtoi Pompeo./ VOA



Ju sugjerojmë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
Koronavirusi, ekonomia amerikane krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

Koronavirusi, ekonomia amerikane krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u arrestua në Bulqizë

Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u arrestua në Bulqizë

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk kalon vetting-un

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk kalon vetting-un
















TE FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com