Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Durrësit dënon Ahmet Ajetin, tentoi të vrasë Lulzim Berishën

2020/06/30 at 1:29 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Durrësit dënon Ahmet Ajetin, tentoi të vrasë Lulzim Berishën

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dënuar Ahmet Ajetin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Lulzim Berishës.

Ajeti është dënuar me 24 vite burgim, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar dënimi ka zbritur në 16 vite burg.  Çështja e Ahmet Ajetit ishte transferuar nga GJKKO për kompetencë të Gjykatës së Durrësit.

Ajeti tentoi më 30 gushtin e 2005 të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin.

Kjo çështje është rihapur në 2018-n, kur Ajeti u ekstradua nga Kosova. Ajeti nuk e ka pranuar se ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën dhe se plagën që kishte në trup e ka shkaktuar vetë.

Një vit më parë është zbardhur edhe dëshmia e Ahmet Ajetit që dha përpara trupit gjykues:

“Erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë, erdha bashkë me Osman Karpuzin, të cilin e kam njohur në Maqedoni. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë, aty takuam dy persona të cilët na thanë se do të na gjenin punë, por puna sipas tyre ishte në Durrës. Pasi u nisëm drejt Durrësit, ata na vendosën në një hotel që sipas tyre ishte hoteli i tyre. Dy persona u kthyen sërish dhe na sollën një armë dhe një fotografi. Na thanë “këtë personin duhet ta vrisni”. Dy personat folën më tepër me Osmanin. Ne nuk donim ta bënim, por ata na thanë nuk kemi shpëtim pa kryer krimin. Osmani doli për të blerë cigare, unë mora armën dhe vendosa të vetësakrifikohesha. Qëllova veten në krahun e majtë, afër ijes së barkut. E bëra këtë gjë pasi nuk doja të kryeja vrasjen që ma kërkuan ata. Kisha ardhur në Shqipëri për të kërkuar punë, isha kryefamiljar dhe vëllai ishte invalid lufte. Më çuan në spital, aty erdhën dy persona që më thanë që nëse tregoja “nuk do ta shikoja vëllain”. Më mori policia në pyetje dhe pastaj më çuan në një shtëpi ku më vendosën në ruajtje të një efektivi. I tregova policisë se isha plagosur gjatë një sherri banal me dy persona dhe se ata më kishin plagosur.”

Ju sugjerojmë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Para
Zbulohet çfarë u diskutua në takimin mes Metës dhe Ruçit

Zbulohet çfarë u diskutua në takimin mes Metës dhe Ruçit

OBSH: Ja sa kandidatë kemi për vaksinën e koronavirusit

OBSH dërgon në Kinë një ekip për të hetuar origjinën e koronavirusit

Albana Shtylla zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

TE FUNDIT

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
10 Tetor, 2025

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Opozita i është...

Lexo më shumë

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
10 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com