Është nxjerrë i pajetë trupi i drejtuesit 37-vjeçar të kamionit që u rrëzua në një liqen në Kukës.
Kamioni doli nga rruga në Urën e Kolshit në Kukës dhe ka ra në liqen.
Pas disa orë kërkimesh, polumbarët e RENEA-s nxorën në orët e vona të mbrëmjes trupin e pajetë.
Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Ferit Lleshi. /Opinion.al