Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, nga 371 testime.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.
Ministria po ashtu sqaron se një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën dy pacientë. Konkretisht është ndarë nga jeta, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni./Opinion.al