Guvernatori i Trentinos, Maurizio Fugatti, firmosi urdhrin për kapjen dhe vrasjen e një ariu, i cili ka sulmuar dy ekskursionistë, të hënën e shkuar.
59-vjeçari Fabio Misseroni dhe djali i tij 28-vjeçar, Christian, i shpëtuan ariut i cili kafshoi të riun dhe i theu këmbën babait te tij, përpara se të largohej.
Rregullat e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit në Itali thonë se arinjtë që sulmojnë njerëz duhet të vriten.
Por, aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë kërkuar që ariu të mos ekzekutohet, por fillimisht të sqarohen rrethanat e ngjarjes.
16 000 persona kanë firmosur një peticion për të shpëtuar ariun. Madje, edhe ministri i Mjedisit, Sergio Costa, shkroi një letër në mbrojtje të kafshës./Opinion.al