Universiteti Princeton thotë se do të heqë emrin e ish presidentit amerikan Woodrow Wilson nga një ndërtesë në kampusin e saj për shkak të besimeve dhe politikave të tij raciste.
Masa pason një valë protestash në të gjithë SHBA të shkaktuar nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd.
Wilson ishte president i SHBA nga 1913 deri më 1921 dhe ndihmoi në krijimin e Lidhjes së Kombeve, pararendësja e OKB.
Sidoqoftë, ai mbështeti ndarjen mes njerëzve me ngjyrë dhe të bardhve dhe e vendosi atë në disa agjenci federale.
Ai gjithashtu ndaloi studentët afro-amerikanë të pranoheshin në Princeton ndërsa shërbente si president i universitetit dhe foli në mënyrë të pëlqyeshme për Ku Klux Klan.
Duke komentuar vendimin e Universitetit Princeton të shtunën për të hequr emrin e Wilson nga një ndërtesë në kampus, presidenti i Princeton Christopher Eisgruber tha në një deklaratë se “racizmi i Wilson ishte i madh edhe për standardet e kohës së tij”.
Ai tha se bordi kishte konkluduar se “pikëpamjet raciste dhe politikat e Wilson e bëjnë atë një emër të papërshtatshëm” për shkollën e politikës publike të universitetit. Një kolegj banimi do të heqë emrin Wilson.
Emri i shkollës do të ndryshohet në Shkolla Princeton për Punët Publike dhe Ndërkombëtare.
Eisgruber tha që Princeton e kishte nderuar Presidentin Wilson “jo për shkak të, por pa marrë parasysh ose ndoshta edhe në mosdijen e racizmit të tij”.
“Megjithatë, ky është përfundimisht problemi,” shtoi ai. “Princeton është pjesë e një Amerike që shumë shpesh ka shpërfillur, injoruar ose shfajësuar racizmin, duke lejuar këmbënguljen e sistemeve që diskriminojnë njerëzit e zinj”.
Në fillim të këtij muaji, Universiteti Monmouth në New Jersey hoqi emrin Woodrow Wilson nga një prej ndërtesave të tij më të spikatura.
Revolta që pasoi vdekjen e George Floyd ka çuar në ripërtëritje të kërkesave për t’i dhënë fund racizmit institucional. Në SHBA dhe vendet e tjera statujat e figurave historike të diskutueshme ose janë shembur ose rrëzuar.
Sidoqoftë, Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke kërkuar që protestuesit që synojnë monumentet të burgosen.
Masa thotë se kushdo që dëmton një statujë publike duhet të ndiqet penalisht në “masën më të plotë të ligjit”./ Opinion.al