Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është dëmtuar teksa ishte duke zhvilluar një ndeshjeje futbolli me miqtë e tij këtë të premte.
Për shkak të këtij dëmtimi, është dashur që Veliaj të vizitohet tek një mjek specialist, nga ku mjeku ka postuar dhe një foto në rrjetet sociale.
Por, ky dëmtim ka ngjallur dhe reagimin e qytetarëve. Një nga komentuesit shkruan në postimin e mjekut; “inshallah bie nga shkallët kur të dalë nga klinika”.
Ndërkohë, Veliaj e ka kaluar me një batutë komentin e qytetarit me pseudonimin “Toni Kros”., duke thënë se “S’ke fat lal sot shpëtova mirë edhe pse eci si zdroms”.
Komentet tek postimi
Toni Kros: Ishalla bie nga shkallët kur të dalë nga klinika
Erion Veliaj: S’ke fat lal sot shpëtova edhe pse eci si zdroms prej dëmtimit. Me gjasë dhe afatgjatë sa të kem fizioterapistin sportiv më të mirë në Tiranë./ Opinion.al