Dy pistoleta janë gjetur pranë spitalit privat ku ishte mjekuar në mënyrë të fshehtë Eduart Lamaj, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç. Armët kanë qenë të fshehura pak metra larg spitalit dhe janë zbuluar krejt rastësisht nga punonjësit e pastrim- gjelbërimit. Mësohet se pistoletat janë dërguar në laborator, për t’u analizuar.
Në 31 Maj, dyshohet se Lamaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, vranë në atentat Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin/Opinion.al