Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mëngjes në rrugën e Darragjatit në Shkodër. Disa persona që udhëtonin me motorr kanë qëlluar me armë ndaj mjetit me të cilin udhëtonte 50-vjeçari Alban Lukaj.
Siç raportohet Lukaj ka qenë duke udhëtuar në automjetin e një personi të afërm të tij, ndërsa ka deklaruar se nuk patur konflikte të mëparshme. Mësohet se fillimisht personat e kanë kërcënuar duke e zbritur nga mjeti dhe më pas ndaj makinës është qëlluar me breshëri , pasi Lukaj kishte zbritur prej saj./Opinion.al