Moti sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje në zonat veriore si fillim dhe më pas shirat pritet të përfshijnë zonat lindore dhe jugore, po ashtu pjesërisht dhe qendrën. Parashikohet që gjatë mbrëmjes të rikthehen kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 15°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.