Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U gjykua në Hagë për krime lufte, Limaj reagon ndaj aktakuzës për Thaçin

2020/06/26 at 10:17 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U gjykua në Hagë për krime lufte, Limaj reagon ndaj aktakuzës për Thaçin

 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur  me deklaratën e Zyrës së Prokurorit Special për aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.


Përmes një deklarate, Limaj është shprehur se kjo është e disata herë që udhëheqësit e UÇK përballen me institucionet e drejtëisë dhe se kurrë nuk janë përpjekur t’i shmangen asaj.

Kujtojmë se Limaj ka qenë gjithashtu një ish-drejtues i UÇK, i akuzuar dhe gjykuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, nga ku doli i pafajshëm.

“Që nga përfundimi i luftës, disa herë është kërkuar që udhëheqës dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë që drejtoheshin nga prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të përpiqet t’i shmanget drejtësisë. Përkundër vuajtjeve individuale dhe familjare që kanë ngërthyer në vetvete këto procese, të gjithë të akuzuarit janë prezantuar në mënyrë dinjitoze dhe në fund kanë dalë faqebardhë dhe të pafajshëm.  Disa herë dhe për vite me radhë edhe unë kam qenë objekt i proceseve gjyqësore të kësaj natyre dhe siç dihet botërisht, në të gjitha proceset gjyqësore kundër meje kam dalë i pafajshëm”, shkruan Limaj në deklaratën e tij.

Më tej, ai i bën thirrje politikës së Kosovës që të veprojnë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.

“Përvoja e keqe e të qënurit i privuar nga liria, i privuar nga prania në gjirin familjarë dhe i privuar nga e drejta për të vepruar me bashkëveprimtarët në ndërtimin e vendit është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë, që përjetohet.  Prandaj, i kuptoj të gjithë ata të cilëve u është përmendur emri në deklaratën e lartpërmendur, familjarët e tyre dhe të gjithë ata që janë futur në kategorinë “të tjerët”, në të cilën mund të përfshihet çdonjëri prej atyre që ka luftuar për çlirimin e vendit nga shteti që ka kryer gjenocid kundër kombit shqiptar në Kosovë. Sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë. Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale.  Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës. Në këtë mënyrë, ne do të kontribuonim për uljen e tensioneve dhe përforcimin e paqes në këtë pjesë të Evropës Juglindore që janë jetike në rrugëtimin tonë strategjik për integrimin e shtetit të Kosovës në BE dhe NATO. Vetëm të bashkuar dhe duke vënë në rend të parë interesat e shtetit të Kosovës, ne do t’i përballojmë me dinjitet të gjitha sfidat me të cilat jemi të ballafaquar”, shkruan Limaj./Opinion.al

 

Etiketa: Fatmir Limaj


Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
53 raste të reja,Kosova rrezikon mbylljen e institucioneve ku ka të prekur

Kosova më pak se Shqipëria, regjistron 62 raste në 24 orët e fundit

A  ndodhet në Vlorë Hashim Thaçi duke qëndruar me Ramën?

A  ndodhet në Vlorë Hashim Thaçi duke qëndruar me Ramën?

Dy orë bisedime, Macron dhe Putin diskutojnë për tensionet në Ballkan

Dy orë bisedime, Macron dhe Putin diskutojnë për tensionet në Ballkan
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com