Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj Thaçit/Meta:Pala që bëri genocid ka strategji njollosjen e UÇK

2020/06/26 at 12:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues,rrezikojmë rritjen e borxhit publik

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me akuzat e ngritura nga dhoma speciale e prokurorit në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Meta u shpreh i sigurt se këto sfida do të përballen me urtësi dhe dinjitet dhe do të provojë pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Nga ana tjetër ai tha se Serbia e ka kthyer në strategji njollosjen e luftës së UÇK gjatë këtyre 20 viteve pas konfliktit në Kosovë.

“Çështja e dytë e rëndësishme është zhvillimi i fundit lidhur me aktakuzat të bëra publike ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe njëkohësisht ish–Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, zotit Kadri Veseli.

Natyrisht që ky është një zhvillim mjaft sfidant, që absolutisht jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet dhe largpamësi. Jo vetëm nga këto dy përsonalitete, në radhë të parë nga Presidenti i Kosovës, i cili gjithashtu ka qenë edhe udhëheqësi kryesor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe nga zoti Veseli. Mbi të gjitha duke vlerësuar se kjo nuk është një sfidë e tyre në planin individual, apo institucional.

Jam gjithashtu i bindur se kjo do përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri, jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga e gjitha klasa politike në Kosovë.

Nuk është hera e parë, që ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi aktakuza.

Të gjithë tashmë e kemi eksperiencën e këtyre 20 viteve, ku pala e humbur, që shkaktoi luftën dhe gjenocidin, që ishte dhe vetë përgjegjëse për krijimin e UÇK-së si e vetmja rrugë për të fituar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, si dhe për t’i shpëtuar eksterminimit nga populli i Kosovës, e ka kthyer në një strategji të sajën, njollosjen e UÇK-së. Jo vetëm kaq, por mundësisht edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e të cilit, jo vetëm është njohur dhe konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë prej shumë kohësh, por njëkohësisht ka treguar që është një faktor stabiliteti në rajonin në të cilin në jetojmë.

Me këtë rast, unë dua të shpreh edhe njëherë solidaritetin tim edhe si President i Republikës, por edhe si mik edhe si shok me Presidentin e Kosovës, por edhe me Kryetarin e PDK-së zotin Veseli dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet dhe përgjegjësi këtë moment, duke bërë dhe një shërbim tjetër për të konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së, por edhe për të rrëzuar këtë strategji tepër të gabuar dhe provokative, që kërkon të mbajë peng të gjithë rajonin tonë dhe të ngadalësojë proceset e integrimit europian dhe mundësisht të minojë ato të integrimit euro-atlantik, siç e keni vënë re edhe në disa vende te tjera fqinje.”, tha Meta. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
Kronikë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:56 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

27 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Iran, shpërthim pranë zonës së ndjeshme ushtarake

Iran, shpërthim pranë zonës së ndjeshme ushtarake

Marrëveshje me Ramën për kreun e KLSH? Përgjigjet Meta

Marrëveshje me Ramën për kreun e KLSH? Përgjigjet Meta

Aleksandër Vuçiç reagon për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Aleksandër Vuçiç reagon për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

TE FUNDIT

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
27 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29 vjeçare, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një 69-vjeçar...

Lexo më shumë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Gramshit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur ndaj tij. Sipas Policisë, 34-vjeçari...

Lexo më shumë

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Dhjetor, 2025

Disa autobusë të braktisur janë përfshirë nga flakët në Sektorin Rinia në Durrës. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com