Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Liverpul festohet deri vonë, Klop ndërpret i përlotur intervistën

2020/06/26 at 11:33 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Liverpul festohet deri vonë, Klop ndërpret i përlotur intervistën

Mijëra mbështetës të entuziazmuar të Liverpulit kanë kaluar natën duke festuar titullin e parë të ligës në 30 vjet, duke nxitur paralajmërime nga policia e shqetësuar në lidhje me tubimet masive që shkelin rregullat e distancës sociale.

Fishekzjarre u lëshuan në të gjithë qytetin dhe tifozët tundnin flamuj dhe këndonin himnin e ekipit.

Brenda një ore nga rezultati i ndeshjes që vulosi titullin, mijëra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit, duke ndezur flakadanë të kuq dhe duke u bashkuar në thirrjet për ekipin. Njerëzit, me fëmijë në krah dhe disa me kafshët shtëpiake, mbushën rrugët në Stanley Park për të arritur në stadiumin Anfield raporton The Guardian.

Trajneri Jurgen Klopp u kaplua me emocione pasi pritja e gjatë e Liverpool për t’u kurorëzuar kampionë të Anglisë për herë të 19-të mbaroi të enjten mbrëma.

“Çfare mund te them? Është një moment i jashtëzakonshëm, “tha Klopp në një intervistë për Sky. “Unë nuk mund të jem më shumë krenar për stafin tim stërvitor dhe të gjithë njerëzit në Liverpool që nga hyrja. Ishte një udhëtim vërtet emocionues që nga dita e parë dhe ende nuk ka mbaruar. Është më shumë sesa kam ëndërruar ndonjëherë.

“Është një moment i madh, nuk kam fjalë. Është një moment kaq i madh dhe jam plotësisht i kënaqur. Asnjëherë nuk mund ta mendoja se do të ndihesha kështu, nuk e kisha idenë … ” tha Klopp, duke u mbushur me lot, teksa e ndërpreu intervistën në këtë pikë duke thënë:” Më falni zotërinj, nuk mund të flas dot”.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ishte gjithashtu i emocionuar.

“Unë nuk kam dashur të flas për këtë deri në këtë moment,” tha Henderson. “Është e mahnitshme të fitosh në fund dhe jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë, tifozët, tërë klubin, qytetin. Jam pak i kapluar tani; është një ndjenjë e mahnitshme. Jam shumë krenar për atë që kemi arritur.

Kur fituam Ligën e Kampionëve, pati shumë emocione. Ishte një përvojë ndryshe duke parë ndeshjen sonte. Kur bilbili ra, të jesh në gjendje të jesh me të gjithë – stafin dhe të gjithë së bashku – ishte vërtet e mahnitshme. Është një moment tjetër në jetën tonë që nuk do ta harrojmë kurrë. ”

Henderson i thuri elozhe trajnerit Klopp, menaxheri i parë i Liverpool që fitoi titullin që nga Kenny Dalglish më 28 prill 1990 për transformimin e tij mahnitës të një klubi që kishte duruar disa humbje të mëdha.

Mesfushori shtoi: “Pas finales së Champions League thashë që nuk do të ishte e mundur pa trajnerin dhe është e njëjta gjë me këtë titull. Që nga dita që ai erdhi ai ndryshoi gjithçka, të gjithë e ndoqën atë dhe e besuan atë dhe deri më tani ka qenë goxha e veçantë dhe shpresoj se mund të vazhdojmë kështu dhe të qëndrojmë të uritur.

“Ai është një udhëheqës dhe është një njeri i madh. Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me lojtarët, ai është i aftë të jetë shoku i tyre dhe të mos jetë aq i mirë dhe i pamëshirshëm në të njëjtën kohë. Pavarësisht gjithçkaje, të gjithë ne e ndjekim atë, ne të gjithë besojmë në të dhe ai na ka çuar deri në këtë pikë … është e mahnitshme të jesh pjesë e kësaj. ”

Ekipi i Klopp ka fituar Premier League, Champions League, Club World Cup dhe Uefa Super Cup brenda 13 muajve të jashtëzakonshëm që e kanë kthyer Liverpulin në ekipin më të mirë jo vetëm në këto kohë por edhe në një nga më të mirët në histori. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe? (Emrat)

Emërohen 4 drejtues prokurorish, Arta Marku rikthehet në Tiranë

Del video-Vrasja në Tiranë/Përplasen makinat, njerëzit vrapojnë të trembur

Bashkëpunoi në vrasjen e Hekuran Billës, arrestohet 26-vjeçarja

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com