Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar edhe njëherë sot se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë .
Në një postim në Twitter, shkruan se për 100 postet e Shkollës së Magjistraturës këtë vit akademik janë 277 kandidatë. Soreca përshëndet faktin se ka shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë dhe nënvizon se ata kanë në dorë të ardhmen e saj.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne dëshirojmë më të mirat për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë. 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shkruan Soreca. /Opinion.al