Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Kemi humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë

2020/06/25 at 10:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Kemi humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë

Akuzat për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli  ka ngjallur një valë reagimesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lidhur më këtë çështje kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë e tij, ndërsa thekson se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit.

Ndërkohë, Rama është ndalur dhe në marrëdhëniet  politike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri është shprehur në emisionin ”Rubikon”  se ndasia mes politikës në Kosovë dhe Shqipëri ka dëmtuar imazhin e dy vendeve ndërkombëtarisht.

Rama ka thënë gjithashtu se të dyja vendet kanë humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë. Rama ndërkohë ka dhënë një deklaratë surprizë duke vlerësuar taksën 100% që e vuri qeveria e Ramush Haradinajt, duke theksuar se u vendos në një aspekt në kohën e duhur pasi ngriti alarmin e mosrespektimit të një sërë dakordësisht nga Serbia.

“Unë kam një pamje të përciptë të gjësë. Të jemi të qartë. Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren në luftën politike me Serbinë dhe e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe të qasjes në këtë fushë beteje që është e përbashkët ku ne jemi të gjithë bashkë. Unë nuk njoh ndonjë të thotë jo nuk na duhet njohja përfundimtare nga Serbia, apo të thotë s’ka problem t’i harrojmë të gjitha. Por e kemi kthyer këtë në një mekanizëm, që është kthyer në mekanizim bazë të konfliktit politik. Dhe ndasia e madhe që vazhdon të thellohet kush janë komplotistët dhe tradhëtarët, kush janë patriotet dhe flamurtarët, na ka degraduar imazhin ndërkombëtarëisht dhe këtë unë e perceptoj edhe personalisht. Takohem në mënyrë sistematike me ata që ne i quajmë komuniteti ndërkombëtar dhe shoh ndryshimin. Marrëdhënia ime me Presidentin e Serbisë është një marrëdhënie e krijuar si rezultat i të qenit kryeministër i Shqipërisë dhe në funksion të bindjes sime që shqiptarët dhe serbët në kushtet kur lufta ka mbaruar dhe kemi zgjedhur paqen, duhet të synojmë shumë larg. Synimi duhet të lidhet me mosdakordësisë së madhe, e cila qëndron në mes. Kemi rënë dakord që të mos biem dakord për këtë, ku ne jemi në luftë diplomatike nuk diskutohet por duke ndarë një ide që këtu duhet ecur dhe hapësirat e tjera duhen shfrytëzuar. Ti nuk e zgjedh fqinjin. Po të kishim mundësi, të gjithë popujt në këtë rajon do të kishin zgjedhur fqinj të tjerë. Në një proces, ti nuk shikon sa i mirë, sa bujar është tjetri siç mendon kur të kërkon dikush një krushqi. Ti shikon interesin. Presidenti i Serbisë është aty për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe për të bërë çdo manovër në funksion të këtij interesi. Dhe sigurisht për ta treguar, gjë që e ka arritur fal dobësisë së madhe që kemi treguar ne me këtë lloj politike feudesh dhe me këtë lloj përplasjesh si në një luftë të ftohtë civile brenda Prishtinës që ky është personi i interesuar për paqe, për këtë e për atë. Ne duhet të shohim veten sepse kur del në një ring, ti nuk do merresh në fund si më mundi ai përball, ti je marrë me muskujt e tu, me përgatitjet tënde mendore. Kemi humbur terren për krejt të kundërtën e asaj që thuhet, sepse jemi barrikaduar gabim. Po marr një rast flagrant që duhet të shërbejë si shkollë politike; taksa 100%. Ishte një vendim i cili mund të konsiderohej gabim në çdo aspekt, por në një aspekt ishte në kohën e duhur për të dhënë alarmin problemin e mos respektimit nga ana e Serbisë të një sërë dakordësish të paravendosura dhe problemin e ngecjes së një procesi në tërësi ku mos liberalizimi i vizave është një simbol, një turp i madh i BE-së dhe i vetos së Macron.”- tha Rama./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
Bota

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 Qershor, 2025 10:52 pm
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Bota

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

15 Qershor, 2025 10:49 pm
Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
Bota

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

15 Qershor, 2025 10:45 pm
Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
Aktualitet

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

15 Qershor, 2025 10:39 pm
Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..
Bota

Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..

15 Qershor, 2025 10:32 pm
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump! Kemi goditur..

15 Qershor, 2025 10:25 pm
Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
Bota

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

15 Qershor, 2025 9:58 pm
Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
Bota

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

15 Qershor, 2025 9:45 pm
Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem
Bota

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem

15 Qershor, 2025 9:31 pm
“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza
Bota

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza

15 Qershor, 2025 8:59 pm
Para
Grenell koordinohet me BE:Nuk përfshihemi në politikën e Kosovës e Serbisë

Grenell koordinohet me BE:Nuk përfshihemi në politikën e Kosovës e Serbisë

 Pipero: Rritja e rasteve, përtej pritshmërive tona  

 Pipero: Rritja e rasteve, përtej pritshmërive tona  

A do i rriste hapja e transportit publik rastet? Flet Pipero

A do i rriste hapja e transportit publik rastet? Flet Pipero

TE FUNDIT

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
15 Qershor, 2025

Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
15 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga autoritetet iraniane vrasja e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi,...

Lexo më shumë

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
15 Qershor, 2025

Mbahet nga sot deri më datë 17 qershor samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Fillimisht, ishte e...

Lexo më shumë

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
15 Qershor, 2025

Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, pasditen e sotme një zjarr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com