Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ridvan Hado është konfirmuar në detyrë në veting nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjyqtari Ridvan Hado u rivlerësua në të tri kriteret, për të cilat nuk u identifikuan probleme nga Komisioni. Por gjatë seancës dëgjimore, ai u përball me pyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar lidhur me rolin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Konkretisht ai ngriti pyetje për dy vendime, atë për dhënien e lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni dhe rrëzimin e një mase disiplinore për gjyqtarin tjetër, Petrit Aliaj.
Jacobs e quajti të paligjshëm vendimin e ish-KLD për dhënien e lejes prindërore Gjin Gjonit, ndërsa shtoi se për rastin e Aliajt nuk kishte pengesë që ndaj tij të ishte caktuar masë disiplinore.
Kryesuesi i trupës, Olsi Komici tha se ishte vendosur transferimi i dy çështjeve për inspektim pranë Inspektoritit të Lartë të Drejtësisë, ILD, lidhur me gjetjet e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. /Opinion.al